Çoçaj pjesë e punëtorisë “Funksionimi dhe Performanca e Gjykatave Bazuar në Udhëzimet SATURN nga CEPEJ”

Çoçaj pjesë e punëtorisë “Funksionimi dhe Performanca e Gjykatave Bazuar në Udhëzimet SATURN nga CEPEJ”

Kryesuesi i KGJK-së, Skender Çoçaj, po merr pjesë në punëtorinë e organizuar nga Projekti i Këshillit të Evropës KoSEJ – Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovë, qëllimi i së cilës është finalizimi i raporteve ‘Court coaching’ dhe fillimi i punës në Projektet ‘Court coaching’.

Në këtë punëtori, ekspert të CEPEJ-it prezantuan draft raportet e tyre ku përfaqësuesit e të gjitha gjykatave themelore patën rastin të diskutojnë mbi rekomandimet dhe projektet ‘Court coaching që mund të zbatohen nga gjykatat në muajt e ardhshëm’.
Kryesuesi Çoçaj e vlerësoi të nevojshme këtë punëtori dhe falenderoi organizatorët për këtë shkëmbim përvojash shumë të dobishëm, si dhe për asistencën e vazhdueshme të Këshillit të Evropës në nxitjen dhe promovimin e reformave në gjyqësorin e Kosovës.

“Programet ‘court coaching’, janë inovacioni i rradhës në kuptim të promovimit të efikasitetit dhe cilësisë së ofrimit të shërbimeve gjyqësore, duke inkuruajuar gjykatat përdorimin e Udhëzimëve SATURN. Gjykatat do të jenë përfituesit e drejtëpërdrejtë të këtyre njohurive dhe ekspertizës tuaj, andaj dua të inkurajojë çdo përfaqësues të gjyqësorit të përfitojë nga këto përvoja dhe kjo ekspertizë unike, gjithnjë, duke synuar qëllime të përbashkëta për një gjyqësor efikas, transparent dhe llogaridhënës, që i shërben nevojave të publikut.” tha mes tjerash Çoçaj.