U mbajt takım ı grupıt punues të projektıt tık-smıl

U mbajt takım ı grupıt punues të projektıt tık-smıl

Prishtinë, 18 tetor 2018 – Në kuadër të zbatimit të Projektit të Sistemit për Menaxhim Informativ të Lëndëve (SMIL) sot është mbajtur takimi i Grupit Punues, në të cilin morën pjesë anëtarët e tij – gjyqtarë, prokurorë dhe stafi administrativ.

Aprovimi i koncepteve më funksionale, rishikimi në baza periodike, kriteret dhe identifikimi i çështjeve me interes, ishin temë e diskutimeve të anëtarëve të Grupit punues të këtij projekti të rëndësishëm, në të cilin janë prezantuar regjistrat e lëndëve penale nëpër regjione, raporti i lëndëve të kryera dhe progresi i kryerjes së tyre.

Në këtë takim gjithashtu është prezantuar zbatimi i planeve të trajnimeve dhe vënia në përdorim e SMIL-it në prokuroritë dhe gjykatat e vendit, si dhe është bërë prezantimi i shpërndarjes automatike të lëndëve në lëmin civile dhe atë të kundërvajtjes.

Në këtë kuadër, sistemi elektronik i SMIL-it llogarit saktë peshën e lëndëve dhe bën shpërndarjen automatike të tyre, duke krijuar mundësi të mëdha të planifikimit dhe parakushte për zhvillimin e sistemit të mëtutjeshëm, standard, duke garantuar qëndrueshmërinë e tij në të ardhmen.

Grupi Punues ka aprovuar përcaktimet e përgjithshme të vendosjes së bazave praktike dhe të lehta për përdorim të Sistemit për Menaxhim Informativ të Lëndëve në institucionet e drejtësisë kosovare.   

Projekti SMIL është iniciuar në shkallë kombëtare për të përmirësuar efikasitetin, llogaridhënien dhe transparencën, kurse përgjegjës për zbatimin e tij janë Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.