Tryeza: “Rishikimi Funksional i Sistemit të Drejtësisë: Tranzicioni 2020”

Tryeza: “Rishikimi Funksional i Sistemit të Drejtësisë: Tranzicioni 2020”

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z.Nehat Idrizi, morripjesë në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, me temë diskutimi “Rishikimi Funksional i Sistemit të Drejtësisë: Tranzicioni 2020”. Kjo tryezë, ka për qëllim të diskutojë rrjedhën e procesit të rishikimit funksional në sistemin e drejtësisë, pritshmërinë, sfidat dhe të arriturat e tij.

Kryesuesi Idrizi, ndër të tjera tha se nevoja për të ri-shikuar këtë sektor nga aspekti funksional ka dalur pas një periudhe të arsyeshme, kur Kosova ka arritur një nivel të kënaqshëm të konsolodimit institucional.

 

Sa i përket mënyrës se si është ideuar ky ushtrim dhe metodologjisë së përdorur, Idrizi theksoi nevojën afatgjate të konsolodimit të një sistemi të drejtësisë që është funksional dhe i përgjegjshëm, poashtu edhe nevojën ad hoc për të konsoliduar legjislacion dhe institucione të drejtësisë për t’iu përgjigjur nevojave, proceseve dhe zhvillimeve dinamike që e kanë karakterizuar shoqërinë e Kosovës gjatë kësaj periudhe.

RFSSL do të fokusohet në tri komponente strategjike:-Rishikimi i kornizës ligjore dhe strategjike që rregullon sektorin e sundimit të ligjit;-Rishikimi i institucioneve të drejtësisë në aspektin e llogaridhënies, transparencës dhe efektivitetit dhe-Rishikimi i proceseve të komunikimit dhe bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit.

Rishikimi do të ndahet në shtatë komponente:

1. Kuadri Ligjor dhe Institucional i Sektorit të Sundimit të Ligjit

2. Funksionimi i gjyqësorit

3. Transformimi i sistemit penal.

4.Avancimi i mekanizmave për qasje në drejtësi

5. Koordinimi ndër-institucional dhe bashkëpunimi me partnerët zhvillimor

6. Masat kundër korrupsionit dhe

7. Drejtësia komerciale.

Pjesë e panelit të kësaj tryeze ishin Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizi, Kryetarja e Komisionit për Legjislacion në Kuvend, znj. Albulena Haxhiu, Drejtori i Sektorit për Sundim të Ligjit – Zyra e BE-së në Kosovë, z. Cezary Michalczuk dhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, z. Ehat Miftaraj.