Krerët e sistemit gjyqësor dhe prokurorial kanë pritur në takim një delegacion nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë

Krerët e sistemit gjyqësor dhe prokurorial kanë pritur në takim një delegacion nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë

Prishtinë, 25 qershor 2018 – Krerët e sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, kanë pritur në takim një delegacion nga Norvegjia të përbërë nga, Arild Momberg Sande, Sven Mairus Urke dhe Stein-Ivar Lothe të cilët janë përfaqësuan Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë që është donatore e Projektit të Sistemit Informativ të Menaxhimit të Lëndëve (SMIL.)

Krerët e sistemit gjyqësor dhe prokurorial kanë njoftuar delegacionin Norvegjezë me  progresin e realizimit të aktiviteteve kryesore të projektit.Sa i përket sistemit gjyqësor, ne kemi filluar me përdorimin e sistemit në pesë gjykatat themelore dhe degët e tyre në lëminë penale. Që nga fillimi i trajnimeve dhe përdorimit të sistemit të SMIL, sistemi është pritur mirë dhe menjëherë është filluar me përdorimin e sistemit me lëndë reale në punë.

Progresi i arritur është, se tani të gjitha lëndët e reja në pesë regjione në Lëminë Penale menjëherë regjistrohen në SMIL, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e lëndëve kryhet edhe nga gjykatësit – tha mes tjerash, kryesuesi i KGJK, Nehat Idrizi.

Ne si Këshill Prokurorial nga qershori i këtij viti kemi  filluar  pilotimin  në  Prokurorinë Themelore në Ferizaj  e cila  është  përzgjedhur  si Prokurori  modele  dhe së bashku  me Kryeprokurorin,  prokurorët  dhe  stafin   administrativë  kemi diskutuar për organizimin, trajnimin dhe vënien  në zbatim  të Projektit  SMIL – tha mes tjerash, kryesuesi i KPK, Blerim Isufaj.

Krerët e KGjK-së dhe KPK-së, duke i falënderuar për përkrahje të gjer tanishme u premtuan përfaqësuesve të donatorëve, se janë të  përkushtuar  në  përgatitjen  e  projekt propozimit të fazës së ardhshme të projektit,  duke  përcaktuar obligimet  që duhet  t’i marrim  të cilat do të  ndikojnë  në qëndrueshmërinë e SMIL-it.