Projekti TIK/SMIL ka organizuar punëtori në temën ‘’Politikat dhe standardet e TIK-ut, nga 04 deri me 06 Maj 2017’’

Projekti TIK/SMIL ka organizuar punëtori në temën ‘’Politikat dhe standardet e TIK-ut, nga 04 deri me 06 Maj 2017’’

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin Zyrtarët e TI nga KGJK/KPK, zyrtarët regjional të TI nga gjykatat dhe prokuroritë si dhe zyrtarët e BPU dhe ekipi i trajnimeve në regjionin e Ferizajt.

Qëllimi i punëtorisë ishte prezantimi i standardeve dhe praktikave më të mira për ofrimin dhe menaxhimin e shërbimeve në fushën e TIK-ut, të cilat duhet të vihen në zbatim në gjykata dhe prokurori. Me këtë rast janë prezantuar draftet e Procedurave Standarde te Operimit (SOP) për Rrjeta, Sisteme dhe Databaza.

Të pranishmit janë njoftuar me rëndësinë e implementimit të procedurave standarde të operimit për TI në gjyqësorin e Republikës së Kosovës, për përparësitë, lehtësirat si dhe domosdoshmëria e implementimit të tyre për realizimin e Projektit TIK/SMIL.

Për zbatimin në praktikë të këtyre standardeve dhe praktikave, gjatë periudhës së ardhshme të projektit do të realizohen trajnimet e domosdoshme për zyrtarët e TI-së.