Plotësim i Njoftimit të datës 07.04.2017

Plotësim i Njoftimit të datës 07.04.2017

Me qëllim që të eleminohen paqartësitë​ dhe të sqarohen dilemat, lidhur me testin me shkrim që do të mbahet me datën 22 dhe 23 prill, sipas njoftimit të bërë në uebfaqen e KGJK-së me datë 07.04.2017, Këshilli Gjyqësor i Kosovës lëshon këtë:

Plotësim të Njoftimit

Të drejtë pjesëmarrjeje në këtë provim (testin me shkrim nga lëmia penale dhe civile), e kanë të gjithë kandidatët të cilët me sukses e kanë kaluar testin kualifikues të mbajtur në Vushtrri me 15.10.2016, gjegjësisht që kanë arritur nivelin e pikëve të sakta 45 e më tepër pikë (ashtu siç parashihet me Rregulloren nr.05/2016 për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Gjyqtarëve), respektivisht Vendimit të KGJK-së nr. 47/2017, i datës 06.03.2017.

Të bashkëngjitur listën emërore të kandidatëve që mund t’i nënshtrohen provimit me shkrim me datën 22 dhe 23 prill 2017.​

Shkarko listën