Reagim ndaj artikullit ’’KGjK-ja kërkon edhe 70 gjyqtarë për kontestet biznesore’’

Reagim ndaj artikullit ’’KGjK-ja kërkon edhe 70 gjyqtarë për kontestet biznesore’’

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), reagon ndaj artikullit të përditshmes Kosova sot me titull ‘’KGjK-ja kërkon edhe 70 gjyqtarë për kontestet biznesore’’. Për hir të informimit të drejtë dhe të saktë të opinionit publik, reagojmë ndaj këtij shkrimi, në të cilin janë shtrembëruar faktet e cituara nga kryesuesi i KGjK-së Nehat Idrizi, i cili ka raportuar në ditën e djeshme përpara Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Andaj, ju informojmë (sqarojmë) se kërkesa e kryesuesit të KGJK-së, Nehat Idrizi për shtatëdhjetë (70) gjyqtarë ka qenë për tre nivelet e gjykatave që janë në proces, duke filluar nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit dhe gjykatat themelore. Ndërsa sa i përket Departamentit për Çështjet Ekonomike që vepron në Gjykatën Themelore në Prishtinës, ka kërkuar edhe dy (2) gjyqtarë, pasi që aty janë aktualisht vetën katër (4) gjyqtarë.