Hasan Shala është kryetari i ri i Gjykatës së Apelit.

Hasan Shala është kryetari i ri i Gjykatës së Apelit.

PRISHTINË, 13 janar 2017 – Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nën kryesinë e kryesuesit Nehat Idrizi.

PRISHTINË, 13 janar 2017 – Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nën kryesinë e kryesuesit Nehat Idrizi.

Gjatë këtij takimi është votuar për kryetar të Gjykatës së Apelit dhe për kryetar të Gjykatës së Gjilanit.

Gjyqtari Hasan Shala, arriti të marrë shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovë, kundrejt kundër – kandidates Tonka Berishaj.

Hasan Shala është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1988. Provimin e Jurisprudencës e kreu dy vjet më vonë, pasi mbaroi praktiken profesionale në Gjykatën e Qarkut në Pejë. Në vitin 1999 u emërua gjyqtar për kundërvajtje në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Pejë. Një vit më vonë, u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale, po ashtu në Pejë. Pasi ushtroi 5 vjet këtë detyrë, në vitin 2005 u bë gjyqtar në Gjykatën e Qarkut të këtij qyteti. Ndërsa nga 1 janari i viti 2013 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit. 

Po në këtë mbledhje, u votua edhe për kryetar të Gjykatës Themelore të Gjilanit, por asnjëri nga të katër kandidatët nuk i mori shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit. Andaj, Këshilli mori vendim të përsëritet konkursi për këtë Gjykatë. Deri në zgjedhjen e kryetarit U.D. i kryetarit u emërua zëvendës kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit z.Afrim Shala.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës shqyrtoi edhe disa çështje të tjera me rëndësi nga fushë kompetenca e vet.