TRYEZË E PËRBASHKËT E PËRFAQËSUESVE TË INSTITUCIONEVE TË DREJTËSISË

TRYEZË E PËRBASHKËT E PËRFAQËSUESVE TË INSTITUCIONEVE TË DREJTËSISË

Të mërkurën me datën 22 qershor 2016 është mbajtur një Tryezë e rrumbullakët e organizuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në qëllim të vlerësimit të punës së Mekanizmit Koordinues për Sundimin e Ligjit dhe diskutimin në lidhje me hapat e mëtutjeshëm drejt koordinimit sa më të mirë të institucioneve kyçe të drejtësisë në vend.

Në këtë takim kanë marrë pjesë: zv.kryeministri dhe Ministri I Drejtësisë prof.dr.Hajredin Kuçi, zv.kryesuesi I Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z.Agim Maliqi, zv.kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës z.Idain Smajli dhe zv.e përfaqësuesit të përhershëm të UNDP-së në Kosovë znj.Alessandra Roccasalvo.

Përveç të lartpërmendurve në takim kanë marrë pjesë edhe drejtorët e Sekretariateve të institucioneve përkatëse, menaxherja e programit për sundimin e ligjit brenda UNDP-se  si dhe këshilltarët ligjorë e angazhuar nga UNDP brenda institucioneve të lartpërmendura.

Gjatë takimit u vlerësua puna e Mekanizmit, u theksua nevoja e Rishikimit të sektorit të drejtësisë dhe u qartësua nevoja e mëtutjeshme e punës së mekanizmit në fushën e administratës gjyqësore, planeve strategjike, infrastrukturës ligjore dhe organizimit të trajnimeve.