Komunikatë për media

Komunikatë për media

Berlin, 6 maj 2016 – Me ftesë të Ministrisë Federale Gjermane, një delegacion nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, respektivisht Paneli i Lirimit me Kusht, i kryesuar nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z.Nehat Idrizi po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë.

Vizita është fokusuar kryesisht në sistemin e drejtësisë penale respektivisht shkëmbimin e përvojave dhe praktikave lidhur me Institutin e Lirimit me Kusht.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni i Kosovës është pritur nga Ministria e Drejtësisë në landin e Schleswig Holstein, në Drejtorinë e Burgjeve, Shërbimin Sprovues, Shoqatën e Drejtësisë ‘Dalmstat’ në kryeqytetin e Kielit.

Ndërsa në Berlin, delegacioni zhvilloi takime fillimisht me Ambasadën e Republikës së Kosovës ku u prit nga perfaqësuesit e kësaj Ambasade, pastaj në Ministrinë e Drejtësisë në Berlin pikërisht në departamentin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar dhe ligjor.

Gjithashtu, gjatë ditës KGjK është pritur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë. Me këtë rast delegacioni është takuar edhe me përfaqësuesen e lartë për punë të Jashtme në Europë për Çështje të Ballkanit.