Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRISHTINË, 20 prill 2016 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), z. Nehat Idrizi, priti sot në takim Ministrin e Diasporës në Kosovë, z.Valon Murati me të cilin bisedoi për thellimin e bashkëpunimit në mes Këshillit Gjyqësor dhe Ministrisë së Diasporës.

 

Kryesuesi Idrizi, e njoftoi Ministrin Murati për sfidat dhe progresin e sistemit gjyqësor, i cili e cilësoi si të nevojshëm bashkëpunimin me institucionet vendore në radhë të parë me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira dhe më profesionale për qytetarë.

Qëllimi i KGJK-së është që, ne të kemi një sistem gjyqësor që mund të krahasohet me shtetet e rajonit, të pavarur dhe të paanshëm ashtu siç e parasheh kushtetuta dhe ligji.
Ndërkaq, Ministri Murati shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë në Ministrinë që ai e drejton dhe shprehu interesimin për domosdoshmërinë e forcimit të sistemit gjyqësor, në veçanti, ai kërkoj që qytetarëve tanë që vijnë nga diaspora tu përshpejtohet procedura e lëndëve.
Gjithashtu, në fokus të këtij takimi ishte edhe kërkesa për funksionalizimin e Divizionit për kontestet lidhur me investitorët e huaj në Departamentin e Çështjeve Ekonomike të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Idrizi falënderoi Ministrin për vizitën dhe mbështetjen e tij për bashkëpunim si dhe e cilësoi si të rëndësishëm këtë takim, ku theksoi se ka një vullnet të mirë për bashkëpunim me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare.