z.Nehat Idrizi ka marrë detyrën e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë – 8 mars 2016. Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), është mbajtur akti i pranim-dorëzimit të detyrës së kryesuesit, ku z.Enver Peci, kryesues i deritanishëm ka bërë dorëzimin e kësaj detyre tek kryesuesi i zgjedhur z. Nehat Idrizi.

http://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/2019/03/Foto 2.JPG

Me këtë rast, z. Peci i uroi kryesuesit të ri z. Nehat Idrizi suksese dhe punë të mbarë.

Nga ana tjetër, kryesuesi i ri z. Idrizi, falënderoi z. Peci për angazhimin e tij të deritashëm për punën dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar. Gjithashtu, ai premtoi se do të punojë në të mirë të gjyqësorit.

Z. Enver Peci do të vazhdoi punën e tij si gjyqtar në gjykatën Supreme të Kosovës.