FTESË PUBLIKE PËR QERAMARRJE

FTESË PUBLIKE PËR QERAMARRJE

Sekretariati i Këshillit Gjyqësor i Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se, kërkojmë objekt me qira për “Gjykatën Themelore në Prishtinë , dega Fushë Kosovë” Ritenderim 3, përmes procedurës së Ftesës Publike, të vlerësuar nga qeramarrësi si në vijim:

Kushtet teknike për objekt,  të kërkuara nga autoriteti kontraktues janë:

1. Objekti i ofruar duhet të ketë sipërfaqe të shfrytëzueshme prej (300 – 500) m².

2. Kërkohet që objekti të jetë sa më afër qendrës së qytetit, në largësi me rreze jo më të madhe se një ( 1 ) kilometër nga qendra e qytetit  dhe të posedoj parking për së paku tri  ( 3 )  automjete zyrtare;

3. Objekti duhet të jetë i gatshëm për shfrytëzim dhe të posedoj infrastrukturë të nevojshme ( i kyçur në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit, rrymës elektrike etj ) ;

4. Objekti duhet të posedoj sistemin e ngrohjes qendrore ( në mungesë të këtij sistemi, kontraktori duhet të ofroj një objekt ngrohjeje të rrymës, gas, etj );

5. Me ofertë,  të ofrohen pamje të objektit ( fotografi ) nga brenda dhe jashtë dhe një skicë me vizatime për vendin ku gjendet objekti ose adresa e saktë për vendndodhjen e objektit. 

6. Personi juridik / fizik, i cili  rekomandohet / propozohet për kontratë, kërkohet  të sjell të gjitha shërbimet komunale  – faturat e paguara për : faturat e  rrymës, ujit, pastrimit higjenik.  

Kriter për dhënien e kontratës është:
7. Plotësimi i kushteve të dhëna më lartë.

8. Çmimi më i lirë i ofruar për m² të ofruar për sipërfaqe të objektit.Vërejtje

9. Komisioni i vlerësimit të ofertave është i obliguar të  dalë në  vend të ngjarjes për verifikimin e saktësisë së të dhënave të prezantuara në ofertë, dhe nëse objekti i ofruar nga personi juridik/fizik, është i  përshtatshëm  për objekt të gjykatës.

10. Objekti duhet të merret në shfrytëzim me qira së paku 24 muaj.

Të interesuarit ofertat e tyre mund ti dorëzojnë deri me datën: 25.01.2016,  ora 14.00  në objektin e Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës; Adresa:  Luan Haradinaj, p.n. Prishtinë. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë personat fizik dhe juridik. Personat juridik ose fizik të cilët dorëzojnë ofertat për objekt me qira, duhet që me vete të sjellin vetëm kopjen e dokumentit identifikues.

Të interesuarit mund të tërheqin dokumentacionin e ftesës publike në adresën e lartëpërmendur ose ta shkarkoni aplikacionin për pjesëmarrje në adresën elektronike: www.kgjk-ks.org 
Objekti duhet të jetë:

Në gjendje të rregullt fizike sipas përshkrimit të ftesës Publike për qiramarrje;
Ofertat e nënshkruara dhe të mbyllura në zarf mund të dorëzohen deri më 25.01.2016, ora 14:00 ndërsa hapja e ofertave bëhet me 25.01.2016 në ora 14:30

 

Shkarko dokumentin