FTESË PUBLIKE PËR QERAMARRJE

FTESË PUBLIKE PËR QERAMARRJE

FTESË PUBLIKE PËR QERAMARRJE
Sekretariati i Këshillit Gjyqësor i Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se kërkojmë objekt me qira për “Gjykatës Themelore në Prishtinë dega Fushe Kosovë” Ritenderim 1, përmes procedurës së Ftesës Publike, të vlerësuar nga qeramarrësi si në vijim:

Nr. Përshkrimi, Madhësia e objektit në m², Çmimi i ofruar për m² €, Çmimi € në total.
1 Objekt me qira për “Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega Fushë Kosovë” Ritenderim 1, Sipërfaqja e shfrytëzueshme e objektit të ofruar (shëno në m²)
Totali me të gjitha taksat e aplikueshme.

Kushtet teknike për objekt të  kërkuara nga autoriteti kontraktues janë:
⦁ Objekti i ofruar duhet të ketë sipërfaqe të shfrytëzueshme prej (300 – 500) m².
⦁ Kërkohet që objekti të jetë sa më afër qendrës së qytetit, në largësi me rreze jo më të madhe se një ( 1 ) kilometër nga qendra e qytetit  dhe të posedoj parking për së paku tri( 3 )  automjete zyrtare.
⦁ Objekti duhet të jetë i gatshëm për shfrytëzim dhe të posedoj infrastrukturë të nevojshme ( i kyçur në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit, rrymës elektrike etj ) 
⦁ Objekti duhet të posedoj sistemin e ngrohjes qendrore ( në mungesë të këtij sistemi kontraktori duhet të ofroj në objekt nxehje të rrymës, gas, etj ). 
⦁ Me ofertë, të ofrohen pamje të objektit ( fotografi ) nga brenda dhe jashtë dhe një skicë me vizatime për vendin ku gjendet objekti ose adresa e saktë për vendndodhjen e objektit. 
⦁ Personi juridik / fizik, i  rekomanduar / propozuar për kontratë, kërkohet që  të sjell të gjitha shërbimet komunale  – faturat e paguara për : faturat e  rrymës, ujit, pastrimit higjenik.  

Kriter për dhënien e kontratës janë:
⦁ Plotësimi i kushteve të dhëna më lartë.  ⦁ Çmimi më i lirë i ofruar për m², (të ofruar për sipërfaqe të objektit).Vërejtje 
⦁ Komisioni i vlerësimit të ofertave është i obliguar të  dalë në  vend të ngjarjes për verifikimin e saktësisë së të dhënave të prezantuara në ofertë, dhe nëse objekti i ofruar nga personi juridik/fizik, është i  përshtatshëm  për objekt të gjykatës.  ⦁ Objekti duhet të merret në shfrytëzim me qira së paku 24 muaj. 

Të interesuarit ofertat e tyre  mund ti dorëzojnë ofertat deri me datën: 06.01.2016 ora 14.00  në objektin e Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës; Adresa:  Luan Haradinaj, p.n. Prishtinë.Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë personat fizik dhe juridik. Personat juridik ose fizik të cilët dorëzojnë ofertat për objekt me qira, duhet që me vete të sjellin vetëm kopjen e dokumentit identifikues. 
Të interesuarit mund të tërheqin dokumentacionin e ftesës publike në adresën e lartëpërmendur ose ta shkarkoni aplikacionin për pjesmarrje në adresën elektronike: www.kgjk-ks.org 
Objekti duhet të jetë:  
Në gjendje të rregullt fizike sipas përshkrimit të ftesës Publike për qiramarrje;
Ofertat e nënshkruara dhe të mbyllura në zarf mund të dorëzohen deri më 06.01.2016, ora 14:00 ndërsa hapja e ofertave bëhet me 06.01.2016 ora 14.30 

 Shkarko dokumentin