FTESË PUBLIKE PËR QERAMARRJE

FTESË PUBLIKE PËR QERAMARRJE

Sekretariati i Këshillit Gjyqësor i Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se kërkojmë objekt me qira për “Gjykatësn Themelore në Prishtinë, dega Fushë Kosovë” Ritenderim 1, përmes procedurës së Ftesës Publike, të vlerësuar nga qeramarrësi si në vijim:

Dt. 10.12.2015

 

Përshkrimi

Madhësia e objektit në m²

Çmimi i ofruar

për m²  €

Çmimi € në  total

1

Objekt me qira për “Gjykatën  Themelore në Prishtinë  dega Fushe Kosovë” Ritenderim 1, Sipërfaqja e shfrytëzueshme e objektit të ofruar (shëno n♪7  m²)

 

 

 

                          Totali me të gjitha taksat e aplikueshme

 

 

Kushtet teknike për objekt të kërkuara nga autoriteti kontraktues janë:

 

  1. Objekti i ofruar duhet të ketë sipërfaqe të shfrytëzueshme prej (300 – 500) m².
  1. Kërkohet që objekti të jetë sa më afër qendrës së qytetit, në largësi me rreze jo më të madhe se një ( 1 ) kilometër nga qendra e qytetit  dhe të posedoj parking për së paku tri( 3 )  automjete zyrtare.
  1. Objekti duhet të jetë i gatshëm për shfrytëzim dhe të posedoj infrastrukturë të nevojshme ( i kyçur në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit, rrymës elektrike etj )
  1. Objekti duhet të posedoj sistemin e ngrohjes qendrore ( në mungesë të këtij sistemi,  kontraktori duhet të ofroj në objekt nxehje të rrymës, gas, etj ).
  1. Me ofertë, të ofrohen pamje të objektit, ( fotografi ) nga brenda dhe jashtë dhe një skicë me vizatime për vendin ku gjendet objekti ose adresa e saktë për vendndodhjen e objektit.
  1. Personi juridik / fizik, i rekomanduar / propozuar për kontratë kërkohet që  të sjell të gjitha shërbimet komunale  – faturat e paguara për : faturat e  rrymës, ujit, pastrimit higjenik. 

Kriter për dhënien e kontratës janë:

  1. Plotësimi i kushteve të dhëna më lartë. 
  2. Çmimi më i lirë i ofruar për m², të ofruar për sipërfaqe të objektit.

Vërejtje

  1. Komisioni i vlerësimit të ofertave është i obliguar të  dalë në  vend të ngjarjes për verifikimin e saktësisë së të dhënave të prezantuara në ofertë, dhe nëse objekti i ofruar nga personi juridik/fizik, është i  përshtatshëm  për objekt të gjykatës. 
  2. Objekti duhet të merret në shfrytëzim me qira së paku 24 muaj.

Të interesuarit ofertat e tyre mund ti dorëzojnë ofertat deri me datën: 17.12.2015,  ora 14.00  në objektin e Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës; Adresa:  Luan Haradinaj, p.n. Prishtinë.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë personat fizik dhe juridik. Personat juridik ose fizik të cilët dorëzojnë ofertat për objekt me qira, duhet me vete të sjellin vetëm kopjen e dokumentit identifikues.

 

Të interesuarit mund të tërheqin dokumentacionin e ftesës publike në adresën e lartëpërmendur ose ta shkarkoni aplikacionin për pjesmarrje në adresën elektronike: www.kgjk-ks.org

 

Objekti duhet të jetë:  

Në gjendje të rregullt fizike sipas përshkrimit të ftesës Publike për qiramarrje;

Ofertat e nënshkruara dhe të mbyllura në zarf mund të dorëzohen deri më 17.12.2015, ora 14:00 ndërsa hapja e ofertave bëhet me 17.12.2015 në ora 14:30

 

Shkarko dokumentin