REAGIM

REAGIM

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, shpreh indinjatë të thellë lidhur me kërcënimin që i është bërë të mërkurën, nga ana e një qytetari, gjyqtarit Lutfi Shala. Këshilli konsideron se rastet e tilla janë të pa pranueshme dhe fton organet përgjegjëse që të marrin të gjitha masat adekuate në trajtimin e kësaj çështje.

Kërcënimet dhe sulmet e regjistruara kundër gjyqtarëve si ky i fundit, qëllojnë jo vetëm ata individualisht, ose institucionin gjyqësor që ata përfaqësojnë, por edhe thelbin e sistemit gjyqësor si një tërësi.

Kjo pasi që pa një mjedis të sigurt, është vështirë të kemi një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm.  KGJK,siguron të gjithë gjyqtarët e Kosovës, se në kuadër të përgjegjësive që ka së bashku me faktorët tjerë, do të punoj edhe më tutje që të krijoj në ambient të sigurt pune për ta  dhe i inkurajon që të vazhdojnë ti  kryejnë detyrat e tyre në përputhje të plotë me ligjin, me profesionalizëm dhe përgjegjësi te lartë.

Ju njoftojmë se, Z. Shala është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë- Dega në Malishevë,  ai të mërkurën rreth orës 9:00, duke dalë nga  objekti i gjykatës, është kanosur nga shtetasi A.T. nga Banja e Malishevës.

Rasti është paraqitur në Stacionin e Policisë në Malishevë, dhe i dyshuari me vendim të Prokurorisë së Shtetit është ndaluar për 48 orë.