KOMUNIKATË PËR MEDIA

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Sipas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga emëroi dhjetë (10) gjyqtarë. Kandidatët e emëruar janë si në vijim:

  1. Muhamet Rexha – gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.
  2. Beshir Islami – gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Agjencionit Kosovar të Pronës në Gjykatën Supreme të Kosovës.
  3. Mahir Tutuli – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
  4. Hava Haliti – gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
  5. Albert Zogaj – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
  6. Isa Shala – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
  7. Nehat Idrizi – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
  8. Qerim Ademaj – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
  9. Rafet Haxhaj – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
  10. Fejzullah Rexhepi – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.