Gjykata e Apelit zgjedh Makifete Saliuken për anëtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Gjykata e Apelit zgjedh Makifete Saliuken për anëtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Gjykata e Apelit më datën 5 gusht 2015, ka mbajtur takimin e kolegjiumit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për përzgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Ky proces është zhvilluar konform Rregullores mbi Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

Në këtë proces zgjedhor kanë marrë pjesë dy kandidate të cilat janë nomimuar nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit dhe me shumicë votash të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit është zgjedhur gjyqtarja Makifete Saliuka.

 Mandati i anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është 5 vjeçar.