Këshilli gjyqësor i kosovës u pranua si anëtar i rrjetit ballkanik dhe euro-mesdhetar të këshillave gjyqësorë.

Këshilli gjyqësor i kosovës u pranua si anëtar i rrjetit ballkanik dhe euro-mesdhetar të këshillave gjyqësorë.

Tiranë, 28 maj 2015 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës u pranua si anëtar i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë. Përfaqësuesit e Këshillave Gjyqësorë të shteteve anëtare të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, përgjatë punimeve të Konferencës së 10-të të zhvilluar në Tiranë diskutuan dhe me miratimin e shumicës së shteteve u pranua që edhe Republika e Kosovës, respektivisht Këshilli Gjyqësor i Kosovës të pranohet në këtë organizëm me të drejta të plota.

Ndryshe, pas pranimit Këshilli Gjyqësor i Kosovës z. Enver Peci nënshkruajti Kartën e Rrjetit dhe në një fjalë rasti para të pranishmëve theksoi që “pranimi i Kosovës në këtë organizëm paraqet një akt të rëndësishëm për Këshillin Gjyqësor të Kosovës në rrafshin e marrëdhënieve të jashtme me Këshillat tjerë dhe shpreson se pas kësaj do të thellohet bashkëpunimi me këshillat tjerë mbi bazën e çështjeve dhe problemeve që janë pak a shume të njëjta për të gjitha shtetet respektivisht këshillat gjyqësor.”

Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë përbëhet nga Këshillat Gjyqësor nga Italia, Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Turqia