12 zyrtarë të ish ZPD-së sistemohen në sistemin gjyqësor të Kosovës

12 zyrtarë të ish ZPD-së sistemohen në sistemin gjyqësor të Kosovës

Prishtinë, 4 Korrik 2019- Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Shkelzen Maliqi, ka pritur sot në një takim dhjetë (10) zyrtarët e Ish Zyrës së Prokurorit Disiplinor, (ZPD), (Kadri Begolli, Selvije Gorani, Fjolla Deva, Shqipe Hoxha, Sedat Lekiqi, Bekim Telaku, Shtjefen Kajtazi, Bajram Gashi, Arben Hyseni dhe Suzana Mumini) të cilët në bazë të cilët nenit 16 të Ligjit Nr.06/L-057, për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve duhen të transferohen në kuadër të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Prishtinë, 4 Korrik 2019– Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Shkelzen Maliqi, ka pritur sot në një takim dhjetë (10) zyrtarët e Ish Zyrës së Prokurorit Disiplinor, (ZPD), (Kadri Begolli, Selvije Gorani, Fjolla Deva, Shqipe Hoxha, Sedat Lekiqi, Bekim Telaku, Shtjefen Kajtazi, Bajram Gashi, Arben Hyseni dhe Suzana Mumini) të cilët në bazë të cilët nenit 16 të Ligjit Nr.06/L-057, për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve duhen të transferohen në kuadër të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Drejtori Maliqi, i ka mirëpritur dhe i ka njoftuar ish zyrtarët e ZPD-së më përgjegjësit e reja të cilat do t’i kenë pas procesit të transferimit.

Zyra e Prokurorit Disiplinor para hyrjes në fuqi të Ligjit Nr.06/L-057, ka pasur gjithsej njëzetë (20) zyrtarë me pozita te ndryshme, nga të cilët sipas marrëveshjes me KPK, tetë (8) nga ata janë transferuar në kuadër të sistemit prokurorial.

Gjatë takimit,  bashkërisht janë pajtuar që dymbëdhjetë (12) zyrtarët e ish ZPD-së të transferohen si në vijim:

Kadri Begolli Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Selvije Gorani Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Sebahate Terziqi Zajmi Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Fjolla Deva Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Shqipe Hoxha Gjykata Supreme e Kosovës
Sedat Lekiqi Gjykata Supreme e Kosovës
Bekim Telaku Gjykata Themelore në Prishtinë
Shtjefen Kajtazi Gjykata Supreme e Kosovës
Elona Resyli Gjykata Supreme e Kosovës
Bajram Gashi Gjykata Supreme e Kosovës
Arben Hyseni Gjykata Supreme e Kosovës
Suzana Munini Gjykata Supreme e Kosovës