Radojka Trifunovic
Anëtare e KGJK-së - Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Radojka Trifunovic është anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës e zgjedhur prej Kuvendit të Republikës së Kosovës. Zonja Trifunovic ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1998, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2001. Praktiken profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Mitrovicë gjatë vitit 1998 – 2001. Nga viti 2001 është emëruar bashkëpunëtore në Gjykatën Komunale në Mitrovicë deri në fund të vitit 2003, ndërsa nga viti 2003 e deri më tani ka punuar si avokate publike në Komunën e Leposaviqit. Në prill të vitit 2017 Trifunovic është emëruar anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.