Përfundoj regjistrimi i lëndëve të vjetra civile në SMIL në Gjykatën Themelore Prizren – Dega Suharekë

Përfundoj regjistrimi i lëndëve të vjetra civile në SMIL në Gjykatën Themelore Prizren – Dega Suharekë

Gjykata Themelore Prizren – Dega Suharekë me sukses ka përmbyllur regjistrimin e të gjitha lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL.

Regjistrimi i lëndëve të vjetra pranë kësaj gjykate ka filluar me datë 27 Maj 2019, ndërsa ka përfunduar me datë 26 Korrik 2019 dhe në tërësi janë regjistruar 850 lëndë të vjetra.

Të gjitha lëndët e vjetra civile tani më janë regjistruar në SMIL dhe të njëjtat mund të procedohen në mënyrë elektronike.