Gjykata Themelore Gjilan – Dega Kamenicë përfundoj regjistrimin e lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL

Gjykata Themelore Gjilan – Dega Kamenicë përfundoj regjistrimin e lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL

Sot, me datë 26 Korrik 2019, në Gjykatën Themelore Gjilan – Dega Kamenicë ka përfunduar regjistrimin e lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL.

Regjistrimi i lëndëve të vjetra pranë kësaj gjykate ka filluar me datë 17 Korrik 2019, ndërsa në total janë regjistruar 514 lëndë.

Po ashtu me përfundimin e regjistrimit të lëndëve të vjetra civile pranë kësaj gjykate, tani më të gjitha lëndët e vjetra civile në regjionin e Gjilanit janë të regjistruara në sistemin SMIL.