Kryesuesi Çoçaj priti në takim përfaqësues të OSBE-së

Kryesuesi Çoçaj priti në takim përfaqësues të OSBE-së

Prishtinë, 25 Korrik 2019 -Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skënder Çoçaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit, Shkëlzen Maliqi, kanë pritur në takim zyrtarë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) me mision në Kosovë.

Në këtë takim, u diskutua përkrahjes së misionit si dhe u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve për fuqizimin e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor.

Me këtë rast, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skënder Çoçaj, të pranishmit i ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme të OSBE-së dhe theksoi se forcimi i marrëdhënieve me BE-në do të ndihmojë procesin e reformave në vend, sipas standardeve evropiane.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e OSBE-së çmuan lartë partneritetin e vazhdueshëm me Këshillin Gjyqësor të Kosovës si dhe shprehën vullnet për të thelluar këtë bashkëpunim.