Një delegacion i Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka qëndruar për vizitë studimore në Itali

Një delegacion i Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka qëndruar për vizitë studimore në Itali

Prishtinë, 19 Korrik 2019 – Një delegacion i gjyqtarëve të Panelit për Lirim me Kusht në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka qëndruar në vizitë zyrtare në Romë. Delegacioni i kryesuar nga kryesuesi i KGJK, z.Skënder Çoçaj, ka zhvilluar takime me përfaqësues të Këshillit të Lartë Gjyqësor në Itali dhe shumë institucione të tjera, me qëllim të shkëmbimit të përvojave lidhur me çështje specifike në fushën e sundimit të ligjit.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni ka vizituar edhe Ambasadën e RKS-së në Romë, me ç’rast u prit nga i ngarkuari me punë, z. Ruzvelt Frrokaj dhe diplomatët tjerë të kësaj ambasade.