Kryesuesi Çoçaj ka qëndruar për vizitë zyrtare në Itali

Kryesuesi Çoçaj ka qëndruar për vizitë zyrtare në Itali

Prishtinë, 19 Korrik 2019 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj së bashku me Panelin për Lirim me Kusht, me ftesë Zëvendës/Kryesuesit të Këshillit të Lartë të Magjistraturës së Italisë, z. David Ermini, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Itali, respektivisht në Romë nga data 14 deri me 18 Korrik 2019. 

Gjatë kësaj vizite, kryesuesi  Çoçaj dhe anëtarët e Panelit për Lirim me Kusht kanë diskutuar me z.Ermini, rreth funksionimit të Këshillit Gjyqësor, me theks të veçantë për Panelin për lirim me kusht të personave të dënuar.

Z. Ermini vlerësoi lartë nivelin e bashkëpunimit reciprok ndërmjet dy shteteve shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e sundimit të ligjit edhe në të ardhmen. 

Ndërsa, Çoçaj duke falënderuar homologun e tij theksoi se Italia si shtet mik e ka përkrahur në forma të ndryshme sistemin e drejtësisë. 

Ndërkohë, anëtaret e Panelit për lirim me kusht gjatë kësaj vizite shkëmbyen përvojat përkitazi me praktikat dhe modalitetet e lirimit me kusht. Gjatë kësaj vizitë të dy palët u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin reciprok me qëllim të zbatimit sa me efektiv dhe efikas të praktikave me të mira evropiane në lëmin e lirimit me kusht te personave të dënuar.  

Në kuadër të agjendës Paneli ka qëndruar për vizitë edhe në burgun “Rebbibia” në Romë. Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i përvojave praktike në Institucionet  Korrektuese lidhur me kushtet ligjore dhe zbatimin e programeve të para lirimit, trajtimi i personave të dënuar në fazën e rehabilitimit dhe risocializimit, si dhe ri integrimit të tyre në jetën shoqërore.