Projekti SMIL priti në takim përfaqësuesit e Projektit EURALIUS nga Shqipëria

Projekti SMIL priti në takim përfaqësuesit e Projektit EURALIUS nga Shqipëria

Me datë 11 Korrik 2019, në Sallën e Takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Projekti SMIL mirëpriti përfaqësues të Projektit EURALIUS nga Shqipëria, projekt ky i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe për synim kryesor ka konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, dhe përfaqësues të USAID nga Shqipëria

Gjatë zhvillimit të këtij takimi përfaqësuesit e këtij projekti patën mundësinë që të njoftohen me funksionimin e sistemin SMIL si dhe implementimin e Projektit SMIL në sistemin e drejtësisë në Kosovë, përkatësisht zbatimin e tij për gjykata dhe prokurori.

Në anën tjetër përfaqësuesit e Projektit EURALIUS, shprehën interesim të lartë rreth implementimit të Projektit SMIL dhe zbatimit të tij në shtetin e Kosovës, pasi që të njëjtit janë të angazhuar që të fillojnë sa më parë me implementimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve edhe për shtetin e Shqipërisë dhe që ky takim do të shërbejë si përvojë e mirë për fillimin e këtij projekti për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Po ashtu, me rastin e përfundimit të këtij takimi, përfaqësuesit e delegacionit të projektit EURALIUS dhe ata të USAID patën mundësinë që të vizitonin Qendrën e të Dhënave e cila gjendet në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, në mënyrë që të njihen me hapësirën dhe infrastrukturën e qendrës së ruajtjes së të dhënave të sistemit SMIL.