Të gjitha lëndët e vjetra civile tani më janë regjistruar në sistemin SMIL në Gjykatën Themelore Gjilan – Dega Viti.
Regjistrimi i lëndëve të vjetra ka filluar me datën 17 Maj 2019, ndërsa ky proces ka përfunduar me datën 10 Korrik 2019.
Në sistem SMIL sa i përket kësaj gjykate janë regjistruar në tërësi 1200 lëndë të vjetra civile të cilat tani më mund të procedohen në mënyrë elektronike përmes sistemit.