Gjykata Themelore Gjilan – Dega Novobërdë, përfundoj regjistrimin e lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL

Gjykata Themelore Gjilan – Dega Novobërdë, përfundoj regjistrimin e lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL

Me datën 02 Korrik 2019, Gjykata Themelore Gjilan – Dega Novobërdë ka përfunduar në tërësi regjistrimin e lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL.

Regjistrimi i lëndëve të vjetra pranë kësaj gjykate ka filluar me datën 24 Qershor 2019 dhe në total janë regjistruar 230 lëndë të vjetra.

Në Gjykatën Themelore Gjilan – Dega Novobërdë, të gjitha lëndët e vjetra civile tani më janë të regjistruara në sistem dhe të njëjtat mund të procedohen në mënyrë elektronike.