Komunikatë

Komunikatë

Oslo, 24 -27 Qershor 2019 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skënder Çoçaj, anëtarja e KGjK / gjyqtarja e GJ.Th në Prishtinë, Anita Prenaj, Drejtori i Sekretariatit të KGjK-së, Shkëlzen Maliqi, kanë qëndruar në Oslo të Norvegjisë nga data 24 deri 27 Qershor 2019.

Në takimet e zhvilluara në institucionet e larta të drejtësisë norvegjeze kanë marrë pjesë edhe Zëvendës kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arben Ismajli, Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Valon Kurtaj, Menaxheri i Projektit të UNDP-së, dhe përfaqësues të tjerë të sistemit të drejtësisë kosovare.

Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i praktikave më të mira në fushën e menaxhimit dhe administrimit të gjykatave dhe prokurorive, si dhe diskutimi për çështjet e shërbimit të gjykatave dhe prokurorive norvegjeze në aspektin e dhënies së udhëzimeve, pavarësisë dhe etikës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial, përzgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, edukimit gjyqësor dhe trajnimit adekuat, integritetit, përgjegjësisë dhe transparencës, rekrutimit, vlerësimit të performansës dhe promovimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Rrjedhimisht, përfaqësuesit kosovarë janë pritur nga autoritetet e larta të sistemit gjyqësor dhe prokurorial norvegjez, me ç’rast kanë falënderuar ata për pritjen dhe prezantimin e vlerave dhe standardeve të drejtësisë norvegjeze.
Kjo vizitë është mbështetur nga Programi i Zyrës së UNDP-së në Kosovë në bashkëpunim me Qeverinë e Mbretërisë së Norvegjisë.