Gjykata Themelore Gjilan përfundoj regjistrimin e lëndëve civile të vjetra në sistemin SMIL

Gjykata Themelore Gjilan përfundoj regjistrimin e lëndëve civile të vjetra në sistemin SMIL

Regjistrimi i lëndëve të vjetra pranë Gjykatës Themelore Gjilan ka filluar që nga muaji Mars 2019, ndërsa sot me datën 21 Qershor 2019, procesi i regjistrimit të lëndëve civile të vjetra në sistemin SMIL ka përfunduar në tërësi.

Stafi dhe praktikantët e angazhuar pranë kësaj gjykate, në bazë të trajnimeve të ofruara nga ekipi trajnues i Projektit SMIL për regjionin e Gjilanit, kanë arritur që me sukses të regjistrojnë 2209 lëndë të vjetra civile.

Tani më të gjitha lëndët e vjetra civile pranë kësaj gjykate gjenden të regjistruara në sistemin SMIL dhe të njëjtat mund të procedohen në mënyrë elektronike përmes sistemit.