Kryesuesi Çoçaj: Jam i hapur për të gjitha mediat

Kryesuesi Çoçaj: Jam i hapur për të gjitha mediat

Prishtinë, 11 Qershor 2019 – Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Skënder Çoçaj, priti sot në një takim pune përfaqësuesit e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK).

Gjatë këtij takimi, Çoçaj u sqaroi përfaqësuesve të mediave të shkruara, se prioritet gjatë mandatit të tij do të jetë qasja e mediave dhe transparenca me qëllim të kthimit të besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
‘’Do të vazhdojë t’i mbështesë dhe jam i hapur për të gjitha mediat në promovimin e lirisë së shprehjes në raport me sistemin e drejtësisë’’- tha kryesuesi.
Nga ana tjetër, duke pasur parasysh se, fjala e lirë, e drejta e qytetarëve për t’u informuar plotësisht, me kohë, dhe respektimi në tërësi i kodit etik të gazetarisë janë baza mbi të cilën vepron KMShK, përfaqësuesit e mediave të shkruara shprehën mirënjohje për gatishmërinë dhe mbështetjen që po ofroi kryesuesi i KGjK-së, Çoçaj.