Fillon zbatimi i Projektit SMIL për lëmine penale në Gjykatën Themelore Mitrovicë – Dega e Vushtrrisë

Fillon zbatimi i Projektit SMIL për lëmine penale në Gjykatën Themelore Mitrovicë – Dega e Vushtrrisë

Pas implementimit të SMIL për lëmine penale në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Projekti SMIL ka filluar me zbatimin e tij edhe në degën e kësaj gjykate në Vushtrri.

Trajnimet në Gjykatën Themelore Mitrovicë – Dega Vushtrri kanë filluar me 27 maj 2019, ndërsa regjistrimi i lëndëve të vjetra pranë kësaj gjykate ka filluar me 28 maj dhe deri më tani janë regjistruar mbi 120 lëndë të vjetra.

Stafi i kësaj gjykate e kanë mirëpritur implementimin e projektit, duke shprehur interesim të lartë për përdorimin e sistemit SMIL.

Trajnimet parashihen të përfundojnë deri në muajin Korrik 2019.