Njoftim për zgjatje të afatit për konsultim publik për Projekt – Rregulloren Certifikimin e Interpretëve dhe Përkthyesve Gjyqësor dhe Kodit të Etikës për Përkthyes dhe Interpret Gjyqësor

Njoftim për zgjatje të afatit për konsultim publik për Projekt –  Rregulloren Certifikimin e Interpretëve dhe Përkthyesve Gjyqësor dhe Kodit  të Etikës për Përkthyes dhe Interpret Gjyqësor

Duke marr parasysh interesimin e madh të profesionisteve dhe angazhimin e tyre për të kontribuar në lidhje me dhënien e komenteve dhe sugjerimeve për Projekt- Rregulloren për Certifikimin e Interpretëve dhe Përkthyesve Gjyqësor dhe Kodin e Etikës për Përkthyes dhe Interpret Gjyqësor nga Gjyqësori, Këshilli Gjyqësor i Kosovës zgjatë afatin për konsultim publik edhe për 9 ditë kalendarike, përkatësisht nga data 23 maj deri me 31 maj 2019.

Zgjatja e Afatit për konsultim publik është 9 ditë kalendarike, përkatësisht deri me 31 maj 2019.

Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: kgjk@rks-gov.net