Projektit SMIL fillon implementimin e SMIL për lëmine civile edhe për degët e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan dhe Pejë

Projektit SMIL fillon implementimin e SMIL për lëmine civile edhe për degët e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan dhe Pejë

Pas implementimit me sukses të SMIL – lëmia civile në Gjykatën Themelore Ferizaj, Gjakovë, Gjilan dhe Pejë, Projekti SMIL filloi me zgjerimin e implementimit të Sistemit Informativ për Menaxhimin e Lëndëve për lëmine civile edhe për degët e këtyre gjykatave.

Në kuadër të këtij aktivitetit, ekipet trajnuese filluan me trajnimin e stafit si dhe me regjistrimin e lëndëve në SMIL.

  • Në Gjykatën Themelore Ferizaj – Dega në Kaçanik, trajnimi i stafit ka filluar me datën 06.05.2019.
  • Në Gjykatën Themelore Gjakovë – Dega në Malishevë, trajnimi i stafit ka filluar me datën 10.04.2019.  Kurse Dega në Rahovec, trajnimin e ka filluar me datë 13.05.2019.
  • Në Gjykatën Themelore Gjilan – Dega e Vitisë, trajnimi i stafit ka filluar me datën 08.05.2019, si dhe
  • Në Gjykatën Themelore Pejë – Dega në Istog, trajnimi i stafit ka filluar me datën 13.05.2019.