Njoftim për konsultim publik për Projekt- Rregulloren për Certifikimin e Interpretëve dhe Përkthyesve Gjyqësor dhe Kodin e Etikës për Përkthyes dhe Interpret Gjyqësor

Njoftim për konsultim publik për Projekt- Rregulloren për Certifikimin e Interpretëve dhe Përkthyesve Gjyqësor dhe Kodin  e Etikës për Përkthyes dhe Interpret Gjyqësor

Këshilli Gjyqësor i Kosovës me qellim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar zbatimin e Ligjit brenda afateve të parapara ligjore.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës me qellim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar zbatimin e Ligjit brenda afateve të parapara ligjore.

Në këtë drejtim, Këshilli ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Rregullores për Certifikimin e Interpretëve dhe Përkthyesve Gjyqësor dhe Kodin e Etikës për Përkthyes dhe Interpret Gjyqësor nga Gjyqësori, draftet e të cilave janë bashkangjitur dhe shërbejnë si Draft ku të gjithë profesionistet e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre për finalizimin e Rregullores dhe Kodit.

Me qellim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit-ës, Këshilli fton të gjithë profesionistet e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e Draftit të Kodit dhe kësaj Rregulloreje.

Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: kgjk@rks-gov.net

Afati për konsultim publik është 5 ditë kalendarike, përkatësisht deri me 18 maj 2019.