Strategjia e Krimeve të Luftës” dokumenti i parë i këtij lloji në Kosovë

Strategjia e Krimeve të Luftës” dokumenti i parë i këtij lloji në Kosovë

Prishtinë, 08 Maj 2019 – Kryesuesi i KGJK-së, Skender Çoçaj, me ftesë të Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, mori pjesë në takimin koordinues për zbatimin e Strategjisë së Krimeve të Luftës në Kosovë, së bashku me krerët e institucioneve të zbatimit dhe sundimit të ligjit në Kosovë, përfaqësuesit e Zyrës së BE-së dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

“Kjo strategji është dokument shumë i rëndësishëm për planifikimin dhe krijimin e kushteve për hetimin e krimeve të luftës, prandaj arritja e synimeve të kësaj strategjie bëhet duke rritur kapacitetet, duke forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional, rajonal dhe atë me partnerët ndërkombëtar. KGJK është në përfundim të procesit të funksionalizimit të Departamentit Special i cili do të trajtojë të gjitha rastet që janë në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pra edhe rastet e krimeve të luftës dhe me funksionlizimin e këtyre departamenteve konsideroj se do të ndihmohet edhe implementimi i Strategjisë për krime të luftës, të miratuar nga KPK”, theksoi Kryesuesi Çoçaj.

Me këtë rast, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, foli për rolin, rëndësinë dhe qëllimin e koordinimit të procesit të zbatimit të Strategjisë së krimeve të luftës, duke propozuar funksionalizmin e dy mekanizmave – siç janë Taskforca dhe Trupi monitorues i Strategjisë së krimeve të luftës për montorimin dhe vlerësiminn e efikasitetit dhe efektivitetit, si caktimin e anëtarëve të këtyre mekanizmave.

Strategjia në fjalë, është dokumenti i parë i këtij lloji në Kosovë, e cila me zbatimin e saj do të mbikëqyret nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë.