Çoçaj: Arritja e standardeve të BE-së në fushën e drejtësisë në Kosovë, synim parësor i gjyqësorit në Kosovë dhe partnerëve ndërkombëtarë

Çoçaj: Arritja e standardeve të BE-së në fushën e drejtësisë në Kosovë, synim parësor i gjyqësorit në Kosovë dhe partnerëve ndërkombëtarë

Prishtinë, 07 Maj 2019 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skënder Çoçaj, kanë takuar Nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Italisë, David Ermini dhe Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Në këtë takim, u diskutua rreth ndihmës dhe përfitimeve nga Projekti i Binjakëzimit të BE-së për fuqizimin e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit prokurorial dhe gjyqësor, duke shprehur falënderim të madh për kontributin e veçantë të ekspertëve dhe përfaqësuesve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Italisë dhe Ambasadës së Italisë në Kosovë.
Me këtë rast, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, ka thënë se sistemi prokurorial i Kosovës ka përfituar shumë nga Projekti i binjakëzimit të BE-së për fuqizimin e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit prokurorial dhe gjyqësor, duke shprehur falënderim të madh për kontributin e veçantë të ekspertëve dhe përfaqësuesve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Italisë dhe Ambasadës së Italisë në Kosovë.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skënder Çoçaj, theksoi se arritja e standardeve të BE-së në fushën e drejtësisë në Kosovë, është synim parësor i të dy Këshillave dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke shprehur se në këtë mënyrë do të zbatohen përvojat dhe praktikat e mira në punën e përditshme të prokurorëve kosovarë, sidomos sa i përket përparësive që krijon legjislacioni evropian.
Nga ana tjetër, Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Italisë, David Ermini dhe Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, kanë thënë se ndihen të kënaqur që zhvillimet e këtij projekti kanë qenë pozitive dhe me rezultat për sistemin kosovar të drejtësisë, duke shprehur zotimin se sapo të jepet mundësia tjetër do të fillojnë projektet e reja dhe do të thellojnë bashkëpunimin e deritashëm.