Njoftim për konsultim publik për Projekt-Rregulloren për Zgjedhjen, Emërimin, të Drejtat dhe Detyrimet e Bashkëpunëtorëve Profesionalë

Njoftim për konsultim publik për Projekt-Rregulloren për Zgjedhjen, Emërimin, të Drejtat dhe Detyrimet e  Bashkëpunëtorëve Profesionalë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës me qellim të zbatimit të Ligjit për Gjykatat ka ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar zbatimin e Ligjit brenda afateve të parapara ligjore.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës me qellim të zbatimit të Ligjit për Gjykatat ka ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar zbatimin e Ligjit brenda afateve të parapara ligjore. 

Në këtë drejtim, Këshilli ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Rregullores për Zgjedhjen, Emërimin, të Drejtat dhe Detyrimet e  Bashkëpunëtorëve Profesionalë, drafti i se cilës është i bashkangjitur dhe shërben si Draft ku të gjithë profesionistet e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre për finalizimin e Rregullores.

Me qellim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit-ës, Këshilli fton të gjithë profesionistet e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e Draftit të kësaj Rregulloreje.

Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: kgjk@rks-gov.net

Afati për konsultim publik është 9 ditë kalendarike, përkatësisht deri me 5 maj 2019.