Mbahet takimi i 216–të i KGjK-së

Mbahet takimi i  216–të i KGjK-së

Prishtinë, 23 Prill 2019 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka mbajtur takimin e 216-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit Skënder Çoçaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Prishtinë, 23 Prill 2019 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka mbajtur takimin e 216-të me radhë, nën udhëheqjen e  Kryesuesit Skënder Çoçaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.Këshilli, shqyrtoi dhe miratoi Draft Rregulloren për Organizimin dhe Funksionalizimin e Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit.Në vijim të këtij takimi, Këshilli mori vendim për shpalljen e menjëhershme të konkursit për gjyqtar të Departamentit Special.

Gjithashtu, anëtarë e Këshillit  kanë aprovuar  themelimin e Komisionit për Intervistimin e gjyqtarëve të Departamentit Special të përbërë nga tre anëtarë të rregullt dhe një rezervë.