Kryesuesi Çoçaj: Deri në qershor do të funksionalizohet Departamenti Special

Kryesuesi Çoçaj: Deri në qershor do të funksionalizohet Departamenti Special

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skënder Çoçaj së bashku me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, pas takimit të tretë të Bordit të Agjendës “Drejtësia 2020”, kanë mbajtur konferencë për media.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skënder Çoçaj së bashku me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, pas takimit të tretë të Bordit të Agjendës “Drejtësia 2020”, kanë mbajtur konferencë për media.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skënder Çoçaj, tha se në këtë takim kemi folur për krijimin e departamentit special brenda Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës se Apelit, duke shtuar se Këshilli Gjyqësor i ka marrë të gjitha veprimet që deri në qershor ky departament të funksionalizohet.

‘’Kryesuesi Çoçaj, ka njoftuar Bordin, se më datë 5 prill 2018, KGJK ka marr vendim me të cilin përcakton procedurën e bartjes së të gjitha lëndëve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës që janë në procedurë paraprake dhe ato për të cilat ende nuk është mbajtur shqyrtimi fillestar, të cilat do të barten nga të gjitha Gjykatat Themelore të Kosovës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në pajtim me Ligjin. KGJK, ka filluar punën në mënyrë intensive funksionalizimin e Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës si dhe të Gjykatës së Apelit siç është paraparë me Ligjin për Gjykata, i cili ka hyrë në fuqi në fillim të muajit janar të këtij viti’’ ka thënë kryesuesi Çoçaj.

‘’Për më tepër, KGJK ka themeluar grupin punues për hartimin e Rregullores për Organizimin dhe Funksionalizimin e Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit. Këshilli është siguruar gjatë procesit të hartimit, që rregullorja t‘i respektojë parimet e përcaktuara në Kushtetutë si parimi i përfaqësimit etnik, parimi i integriteti dhe barazisë gjinore. Ndërkohë që ne po flasim, në KGJK është duke u mbajtur takimi i Komisionit për Çështje Normative dhe grupit punues për hartimin e Rregullores për Organizimin dhe Funksionalizimin e Departamentit Special. KGJK, pas miratimit të kësaj rregulloreje me qellim të funksionalizimit të këtyre departamenteve do të filloj procedurat e rekrutimit dhe emërimit të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës’’ ka theksuar kryesuesi Çoçaj.