Çoçaj: Departamenti Special do të funksionalizohet së shpejti

Prishtinë, 05 Prill 2019 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur takimin e 215-të me radhë, të cilën e kryesoi Kryesuesi i ri z.Skender Çoçaj.Në pranin e mediave dhe të gjithë anëtarëve të KGjK, Këshilli zhvilloi takimin dhe bazuar në pikat e parapara të rendit të ditës, me ç’rast u morën edhe disa vendime të rëndësishme për sistemin gjyqësor.

Fillimisht, kryesuesi Çoçaj, ka falënderuar ish-kryesuesin e KGjK, z.Nehat Idrizi, për kontributin dhe angazhimin e tij trevjeçar në krye të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Kryesuesi i ri e filloi punën me prezantimin e Raportit Vjetor të KGjK,  për vitin 2018 i cili raport u  miratua njëzëri nga anëtarët e Këshillit. Gjithashtu, u miratua edhe Raporti Vjetor i Punës së SKGjK për vitin 2018, i  prezantuar nga drejtori i Sekretariatit, z.Shkelzen Maliqi.