Gjyqësori shënon rritjen më të lartë të besueshmërisë së publikut

Gjyqësori shënon rritjen më të lartë të besueshmërisë së publikut

Në raportin më të fundit të matjes së opinionit publik, Pulsi Publik XV, UNDP-ja ka publikuar rezultatet rreth kënaqshmërisë së publikut me punën e institucioneve publike. Sipas këtij Raporti, rritjen më të lartë të kënaqshmërisë së qytëtarëve e ka regjistruar pikërisht gjyqësori, rritje kjo më e larta e regjistruar ndonjëherë deri më tash në anketat e Pulsit Publik.

Sipas Pulsit Publik XV të UNDP-së: “Tri institucionet që prijnë janë Gjykatat, Prokuroria dhe Kryetari i Kuvendit, dhe performancat e tyre kanë patur rritjen më të lartë të kënaqshmërisë së qytetarëve në krahasim me muajin maj 2018. Pas një rënieje nga tetori 2017 deri në maj 2018, nivelet e kënaqshmërisë në lidhje me punën e gjyqësorit (si me gjykatat ashtu dhe me prokurorinë) u rritën me 6.6 pikë përqindjeje (nga 31.2 për qind në maj 2018 në 37.8 për qind në nëntor 2018 – për gjyqësorin) dhe respektivisht 5.4 pikë përqindjeje (nga 29.9 për qind në maj 2018 në 35.3 për qind në nëntor 2018 – për prokurorinë), duke arritur nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë nga anketat e Pulsit Publik.”

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizi, ka mirëpritur këtë rezultat, duke e vlerësuar si nxitje dhe detyrim për punë dhe përpjekje të palodhshme në ofrimin e shërbimeve efikase gjyqësore për qytetarët dhe përmbushjen e misionit themelor të ndarjes së drejtësisë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Kryesuesi Idrizi, gjithashtu, e vlerëson këtë si mirënjohje ndaj përkushtimit për një shoqëri të udhëhequr nga sundimi i ligjit. Rritja e kënaqshmërisë së publikut me punën e gjyqësorit na ofron mundësinë që të vlerësojmë edhe përshtatshmërinë dhe efikasitetin e politikave strategjike të Këshillit Gjyqësor dhe gjykatave për një sistem të drejtësisë të ndërtuar mbi parimet e llogaridhënies dhe transparencës.