Komunikatë

Komunikatë

Prishtinë, 10 janar 2019 – Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nën kryesinë e kryesuesit Nehat Idrizi ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me qasjen e palëve në objektet e gjykatave të Republikës së Kosovës.

Këshilli miratoi vendimin me të cilin e autorizon Komisionin për Çështje Normative, që në bashkëpunim me Komisionin për Administrimin e Gjykatave dhe kryetarët gjykatave, të rishikojë dhe hartojë Rregullat Unike dhe të Përbashkëta për Rendin Shtëpiak në Sistemin Gjyqësor të Republikës së Kosovës brenda një afati të arsyeshëm kohor.

Të pranishëm në këtë rend dite ishin edhe të gjithë kryetarët e gjykatave të Republikës së Kosovës.

Këshilli vazhdoi me pika tjera të rendit të ditës, si pezullimi nga detyra e gjyqtarëve, anëtarëve të KGjK-së të cilët ushtrojnë funksionin e Kryetarëve të Komisionit të përhershëm të KGjK-së. Fjala është për kryetarin e Komisionit për Çështje Normative, kryetarin e Komisionit të Përformancës dhe kryetarin e Komisionit për Administrimin e Gjykatave. Që të tre këta kryetarë të Komisioneve do të pezullojnë punën e tyre si gjyqtarë nga gjykatat prej nga vijnë dhe do të kalojnë në zyrat e Sekretariatit të KGjK-së në funksion të kryetarëve të Komisioneve.

Në vazhdim KGJK, miratoi propozimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, për caktimin e Mitra Dimiç si ushtruese e detyrës së Gjyqtares Mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Dega në Graçanicë,

Gjithashtu, anëtarët e KGjK-së votuan njëzëri për caktimin e gjyqtares, Liljana Stefanoviç si Gjyqtare Mbikëqyrëse e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Dega në Zubim Potok.

Me kërkesë të Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) në Prishtinë, Këshilli shqyrtoi dh e miratoi mundësin e lidhjes së një Memorandumi të Mirëkuptimit në mes të KGjK – GLPS, lidhur me Programin e praktikës për Juristët e rijnë Gjykatat e Kosovës, menaxhuar nga GLPS dhe mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes programit INL.