Kryesuesi i KGjK-së Nehat Idrizi priti ministrin e drejtësisë Abelard Tahiri

Kryesuesi i KGjK-së Nehat Idrizi priti ministrin e drejtësisë Abelard Tahiri

PRISHTINË, 20 shtator 2017 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë, Nehat Idrizi, priti sot në një takim pune Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Gjatë këtij takimi, kryesuesi Idrizi, fillimisht e falënderoi për vizitën në Këshillin Gjyqësor dhe i  uroi detyrën e re ministrit Tahiri. Idrizi, e informoi ministrin Tahiri për punët e deritashme, objektivat dhe sfidat me të cilat përballet sistemi gjyqësor në vendin tonë, prioritet e KGjK-së, përfshirë integrimin e strukturave në veri  të Republikës së Kosovës. Është theksuar se KGjK-ja, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për përgatitjen e infrastrukturës për Zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, pra deri më 17 tetor 2017.

Me këtë rast, ministri Tahiri theksoi se është i përkushtuar në ofrimin e përkrahjes dhe ndihmës institucionale në përballimin e sfidave. ‘’Si ministër i drejtësisë ju kam zotuar kryesuesit Idrizi, se do t’ju mbështesë që të gjitha proceset do t’i qojmë së bashku përpara. Do të bëjë përpjekje maksimale në rritjen e buxhetit si nevojë e domosdoshme për sistemin gjyqësor. Sepse rritja e buxhetit për sistemin gjyqësor nuk është shpenzim por investim, për fuqizimin e ligjit të rendit dhe ligjit. Edhe shtrirja në veri të Kosovës tani ka rezultate konkrete, ku Institucionet e Kosovës po arrijnë të shtrinë sovranitetin edhe në këtë pjesë të Kosovës, – tha Tahiri.

Po ashtu, të dy palët u pajtuan që të ardhmen të mbajnë takime të rregullta, me qëllim të rritjes së bashkëpunimin të institucioneve të Kosovës.