Njoftim për Media

Njoftim për Media

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka emèruar Shkèlzen Maliqin, Drejtor tè Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Maliqi është përzgjedhur nga pesè (5) kandidatë të cilët ishin intervistuar nga ana e KGJK-së të enjten, me datë 10 gusht 2017.

Maliqi në të kaluarën ka shërbyer si këshilltar i lartë ligjor në Projektin e USAID për Fuqizimine Sistemit Drejtësisë, po ashtu ka shërbyer edhe si këshilltar ligjor në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, si Drejtor i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, dhe si Drejtor i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Drejtësisë.