Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRISHTINË, 21 korrik 2017 – Është mbajtur takimi i njëqind e tetëdhjetë e katër i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nën kryesinë e kryesuesit Nehat Idrizi.

Gjatë këtij takimi, është shqyrtuar Raporti i tremujorit të parë të punës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë për vitin 2017.

Përpara anëtarëve të Këshillit, këtë  Raport e shfletoi U.D. së kryetarit të kësaj Gjykate, Ali Kutllovci. Ai diskutoi për sfidat, kërkesat, të arriturat, por me theks të veçantë kërkoi nga KGjK një vëmendje më të madhe, pasi që ka vështirësi të vazhdueshme në punë, duke filluar nga infrastruktura, numri i madh i lëndëve, numri i vogël i gjyqtarëve, shkuarja e një numri të madh të gjyqtarëve në pension etj.  Kutllovci falënderoi USAID-in për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep kësaj Gjykate.  Raporti u miratua njëzëri nga anëtarët e Këshillit.

Gjithashtu, Këshilli, ushtrues detyre të kryetarit të Gjykatës së Apelit ka zgjedhur Hashim Çollakun, i cili aktualisht është zëvendës kryetar i kësaj Gjykate si dhe gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal.

Ushtrues detyre i Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë u zgjedh Burim Shala, i cili aktualisht është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në këtë degë.

Ushtrues detyre, i Gjykatës Themelore, dega në Gllogovc u zgjedh Shefqet Baleci, i cili aktualisht është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në këtë degë.

Ushtrues detyre, i Gjykatës Themelore të Ferizajt, dega në Kaçanik, u përzgjedh Riza Livoreka, i cili deri më tani ishte gjyqtar mbikëqyrës në këtë degë.

Ushtrues detyre, i Gjykatës Themelore e Prishtinës, dega në Podujevë, u përzgjedh Gazmend Bahtiri i cili deri më tani ishte gjyqtar mbikëqyrës në këtë degë.

Zgjedhja e ushtruesve të detyrës së gjyqtarëve mbikëqyrës do të jetë deri në zgjedhjen e gjyqtarëve mbikëqyrës në procedurë të rregullt.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës shqyrtoi edhe disa çështje të tjera me rëndësi nga fushë kompetenca e vet.