Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me emërimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me emërimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 17 korrik 2017 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka pranuar Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që ka të bëjë me Vendimin e Këshillit Gjyqësor, të datës 17 korrik 2017, në lidhje me emërimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, z. Nehat Idrizi, thekson se KGJK është duke analizuar këtë Vendim dhe Vendimin e datës 12 qershor 2017 të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me emërimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme, dhe sa më shpejtë që është e mundur do të përcaktojë veprimet që duhet të ndërmerren për zbatimin e tyre. 

Këshilli Gjyqësor i Kosovës është i përkushtuar, siç ka qenë gjithmonë, që të sigurojë sundim të ligjit.