KGJK – nënshkruan marrëveshje me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës

KGJK – nënshkruan marrëveshje me Qendrën Kosovare për  Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës

Prishtinë, 14 korrik 2017 – Sot, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat idrizi, ka pritur në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi.

Me këtë marrëveshje bashkëpunimi, KGjK do t’ju mundësojë anëtarëve të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, qasje të plotë të monitorimit në  seancat gjyqësore në çështjet penale, në të gjitha gjykatat e Kosovës.

Ky është viti i tretë që QKRMT monitoron zbatimin e gjykimit të drejtë dhe aplikimin e paraburgimit për të nxitur reforma të mëtejme në drejtësinë penale në Kosovë.

Në fund të takimit, Kryesuesi  Idrizi, e falënderoi znj. Rushiti dhe gjithë stafin e Qendrës për ofrimin e kësaj marrëveshje bashkëpunimit, ndërsa znj. Rushiti, e përgëzoi kryesuesin Idrizi për punën e bërë deri më tani dhe u zotua për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Këshillin Gjyqësor të Kosovës.