BURGAS, 10 korrik 2017 – Fjalimi i plotë i Kryesuesit të KGjK, Nehat Idrizi, në takimin e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë

BURGAS, 10 korrik 2017 – Fjalimi i plotë i Kryesuesit të KGjK, Nehat Idrizi, në takimin e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë

BURGAS, 10 korrik 2017 – Fjalimi i plotë i Kryesuesit të KGjK, Nehat Idrizi, në takimin e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, i cili u mbajt në Burgas të Bulgarisë më 10 – 11 korrik 2017, si në vijim:

Terrorizmi sot është një fenomen global me shtrirje dukshëm përtej kufijve konvencional të shteteve sovrane. Të qenit të kërcënuar nga terrorizmi sot nuk përbën një lajm, dhe pothuajse çdo shoqëri demokratike sot nuk është e imunizuar nga ky fenomen. Kosova duke qenë një vend në tranzicion demokratik, megjithatë, mbetet e ekspozuar ndaj rreziqeve që shfaqin sulmet dhe aktivitetet terroriste. Por, përkundër kësaj, përpjekjet në luftimin e këtij fenomeni asnjëherë nuk janë të izoluara, por kryhen si veprime të orkestruara dhe mirë të bashkërenduara, ashtu që, rreziku nga sulmet terroriste të zvogëlohet në minimumin e mundshëm. Kosova nuk është një vend i origjinës së terrorizmit, megjithatë, ka themeluar edhe strukturat e veta kryesore që t’i përgjigjen në mënyrë adekuate kërcënimeve ndaj terrorizmit. Këto struktura dhe institucione nuk reduktohen në instanca klasike të sundimit të ligjit, por shkojnë përtej kësaj skeme. Këtu, padyshim që institucionet e drejtësisë kanë një rol të madh dhe pjesë të përgjegjësisë.

http://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/2019/03/3.JPG

 Këshilli Gjyqësor i Kosovës i cili menaxhon me sistemin e gjykatave në vend përbën boshtin kurrizor të hartimit dhe implementimit të politikave publike sa i takon gjyqësorit në Kosovë, ky rol me të cilin është veshur ky institucionin sigurisht se nënkupton autorizime të gjera kushtetuese dhe ligjore sa i takon edhe luftimit të terrorizmit. Në linjë me këtë që u tha më sipër, Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të bëjë çdo përpjekje që të zhvillojë dhe mbajë një sistem efektiv kombëtar bazuar në parimet e sundimit të ligjit, të drejtësisë penale ashtu  që të sigurojë, gjithnjë, që në pajtim me detyrimet që rrjedhin sipas së drejtës ndërkombëtare, që çdo person i cili merr pjesë në financimin, planifikimin, përgatitjen, apo kryerjen e akteve terroriste, apo që mbështetë aktet terroriste të sillet para institucioneve të drejtësisë, bazuar në parimin e ndjekjes penale, por gjithnjë duke garantuar respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. 

 http://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/2019/03/1.JPG

 Këshilli Gjyqësor i Kosovës si garantues i pavarësisë dhe paanësisë së sistemit gjyqësor në Kosovë, do të bëjë politika, strategji, do të alokojë resurse dhe do të mbikëqyrë zbatimin e tyre, duke siguruar që të gjitha të drejtat procedurale janë respektuar në përpikëri, dhe se personat të cilët besohet të kenë kryer akte që ndërlidhen me terrorizmin të arrestohen, të akuzohen, të burgosen dhe të ndiqen penalisht. Këto të drejta procedurale, duke përfshirë edhe personat që dyshohen të kenë kryer aktivitete terroriste, janë kritike për të siguruar që masat ndaj veprimeve anti-terroriste janë efektive, respektojnë parimet e sundimit të ligjit dhe duhet të shihen dhe të perceptohen që janë të drejta dhe proporcionale më qëllimin për të cilin janë ndërmarrë.

 http://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/2019/03/2.JPG

Ne si përfaqësues të këtyre trupave që jemi menaxhues të sistemit gjyqësor duhet të shfrytëzojmë forumet e këtilla që të shkëmbejmë përvojat, praktikat dhe njohuritë institucionale në ngritjen e vetëdijes për rreziqet që paraqesin aktivitetet terroriste sot, por njëkohësisht të dalim me mjete efikase dhe masa adekuate që i përgjigjen në mënyrë proporcionale këtyre trendëve. Një përpjekje e tillë domosdoshmërisht kërkon aksion të përbashkët, komunikim të bashkërenduar horizontal dhe resurse të përbashkëta në dispozicion. Ju ftojë që të kërkoni ndihmesën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës sa herë që vlerësoni që këtyre përpjekjeve u kontribuon edhe ekspertiza, apo edhe njohuritë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.